Site icon Telegrafi

​Arrestohet edhe një i dyshuar për vrasjen e 50-vjeçarit në Gjilan

Foto: Arkiv

Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, njofton se ka ndaluar edhe një person, me inicialet L.J., pasi dyshohet se ka qenë i përfshirë në vrasjen, e cila ka ndodhur më 12 shtator 2021, në Gjilan, ku me armë zjarri është privuar nga jeta tani i ndjeri B.V.

Ndaj të njëjtit, Prokuroria Themelore në Gjilan, brenda afatit ligjor do të kërkojë masën për sigurimin e të pandehurit në procedurë penale, pasi dyshohet se ka kryer veprën penale ‘’Vrasja e rëndë’’, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Për këtë rast, me kërkesë të prokurorisë, të pandehurit F.O., G.B. dhe I.V., gjenden nën masën e paraburgimit. /Telegrafi/

Exit mobile version