Telegrafi

Arrestohet e dyshuara në Gjakovë për vjedhjen e parave për bamirësi

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës njofton se ka arrestuar të dyshuarën për vjedhjen e një kutie xhami me para që grumbulloheshin për bamirësi.

Rasti ka ndodhur në Gjakovë, më 20 qershor në orën 21:10.

“Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, për arsye se ditë më parë dyshohet se kishte vjedhur nga barnatorja e ankuesit kosovar një kuti xhami në të cilat kishte para që i grumbullonin personat për bamirësi”, thuhet në raport.

E dyshuara pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/