Site icon Telegrafi

Arrestohet i dyshuari për tregti me armë në Pejë

Një person është arrestuar të mërkurën në Pejë, pasi dyshohet për tregti me armë, për të cilat më herët posedonte leje nga institucioni kompetent.

Sipas policisë, bëhet fjalë për të dyshuarin me inicialet N.K.

“Drejtoria Rajonale e Policisë nё Pejë, hetuesit e Sektorit Rajonalë për hetime, pas një pune operative kanë arrit qe më datë 21. 02. 2024, ta identifikojnë dhe arrestojnë të dyshuarin N. K., i cili dyshohet se ka bërë tregti me armë, për të cilat me herët posedonte lejen përkatëse nga institucioni kompetent”, thuhet në komunikatën për media.

I njëjti kishte në posedim pesë armë të shkurta (Pistoleta) dhe një armë të gjatë Pushkë gjahu.

Pas intervistimit nga hetuesit, në prezencën e Avokatit mbrojtës me urdhër tё Prokurorit tё shtetit, i dyshuari është ndaluar për 48- orë. /Telegrafi/

Exit mobile version