Telegrafi

Arrestohet i dyshuari për një vjedhje të rëndë në Prishtinë

Foto: Arkiv

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person pasi dyshohet për një vjedhje të rëndë në Prishtinë.

Rasti ka ndodhur më 15 mars në Prishtinë.

“Pas një pune hetimore lidhur me rastin vjedhje e rëndë, është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, gjithashtu është bërë kontrolli i shtëpisë së të dyshuarit”, thuhet në njoftim.

Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/