Policia ka arrestuar një person, i cili dyshohet se më 10.01.2023, ka grabitur 500 euro nga punëtori i një pike të karburanteve në Ferizaj.
Sipas njoftimit të Policisë, “me datën 10.01.2023 rreth orës 00:43 Policia Rajonale e Ferizajt, kishte pranuar një informacion se në rrugën ‘Bajram e Gursel Sylejmani’ në Ferizaj ishte një rast i grabitjes, ku një person i dyshuar nën kërcënimin e armës arrin të marrë 500 euro nga punëtori në një pikë karburanti dhe largohet në drejtim të panjohur”.
“Pas një pune intensive hetimore , grumbullimit të informacioneve në terren, shikimit të kamerave të sigurisë, kanë identifikuar e më pas sot, në ora 19:00 kanë arrestuar të dyshuarin N.B. (24”, thuhet në njoftimin e Policisë, transmeton Telegrafi.
“I dyshuari është shoqëruar në Policinë Rajonale të Ferizajt, përkatësisht në Sektorin Rajonal të Hetimeve dhe pas intervistimit nga policët hetues në prani të avokatit mbrojtës, me vendim të prokurorit të rastit dërgohet në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa rasti është cilësuar grabitje”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/