Site icon Telegrafi

Arrestohet i dyshuari për dhunë fizike dhe psikike ndaj katër personave në Podujevë

Foto: Ilustrim

Një person është arrestuar nën dyshimin se i njëjti pas një mosmarrëveshje ka shkaktuar dhunë fizike dhe psikike ndaj katër personave.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 12:30, në Podujevë.

Po ashtu bëhet e ditur se katër viktimat kanë pranuar tretman mjekësor.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti pas një mosmarrëveshje,  ka shkaktuar dhunë fizike dhe psikike ndaj katër viktimave kosovare. Katër viktimat kanë pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raport.

Tutje bëhet e ditur se palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Ndërkaq, rasti është në procedurë hetimore. /Telegrafi/

Exit mobile version