Telegrafi

Arrestohet i dyshuari pasi qëlloi me armë një mashkull në Prishtinë

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës njofton se të dielën më datë 28 korrik në Prishtinë është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës mashkull K/Shqiptar.

Sipas raportit policor, si pasojë, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.

Nga i dyshuari është konfiskuar një pistoletë e cila dyshohet të jetë përdorur në rast.

Pas intervistimit, i dyshuari, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Po ashtu Policia e Kosovës njofton se të dielën më 28 korrik në Prishtinë është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti gjatë një ahengu familjar ka shtënë me armë zjarri.

Sipas raportit policor, njësiti policor nga i dyshuari ka konfiskuar armën me një karikator të zbrazët dhe një gëzhojë.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje. /Telegrafi/