Telegrafi

Arrestohet i dyshuari në Ferizaj për posedim të narkotikëve

Foto: Ilustrim

Një person është arrestuar mbrëmjen e se enjtes rreth orës 22:00 në rrugën “Dëshmorët e Kombit”, në Ferizaj.

Sipas një njoftimi të policisë bëhet e ditur se i dyshuari ishte i kërkuar për veprën penale ‘’Posedim i narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’’.

“Mbrëmë, në ora 22:00 në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Ferizaj policët e stacionit në Ferizaj kanë arrestuar personin e kërkuar me urdhëresë të gjykatës N.A (M/K) i moshës 29 vjeçar. Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale ‘Posedim i narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’ me dënim burgimi prej 1 vit e 2 muaj”, thuhet në njoftim.

Po ashtu sipas njoftimit, pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.

“Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatës”, thuhet ndër të tjera në njoftim të policisë. /Telegrafi/