Para stacionit kryesor të Policisë së Kosovës, dhjetëra aktivistë të VV-së kanë hedhur ngjyrë të kuqe drejt ndërtesës dhe policëve.
Pas aksionit policia ka arrestuar disa nga ata që hodhën ngjyrë, ndërsa pasi e ka kryer fjalimin para gazetarëve, është arrestuar edhe deputetja e Vetëvendosjes Saranda Bogujevci.
Aksioni është organizuar për shkak të siç kanë thënë organizatorët “mos reagimin e Policisë në dhunën ndaj grave”. /kp/Telegrafi/