Site icon Telegrafi

Arrestohet Dardan Molliqaj

Policia ka arrestuar kryetarin e PSD-së, Dardan Molliqaj, në bazë të një urdhërarresti të Gjykatës Themelore të Prishtinës.

Për shkak se Dardan Molliqaj kryetar i Partisë Socialdemokrate (PSD) dhe i akuzuari tjetër Fatos Sahiti kanë munguar në seancën e së mërkurës, ka dështuar sërish të nis gjykimi në rastin ku të njëjtit ngarkohen për përleshjen fizike mes tyre dhe deputetit të Vetëvendosjes, Haki Abazi, gjykata ka lëshuar urdhërarrest ndaj tyre, transmeton Telegrafi.

Molliqaj dhe shoqëruesi i tij akuzohen për sulm ndaj ish-zëvendëskryeministrit Haki Abazi, pasi një përleshje fizike kishte ndodhur në mes tyre, në një debat të zhvilluar në televizionin T7, më 11 shtator 2019.

Lexo po ashtu Lëshohet urdhërarrest për Dardan Molliqajn dhe të akuzuarin tjetër, mungon edhe Haki Abazi

Ai është arrestuar nga policë civilë, pasi përfundoi protesta e veteranëve të UÇK-së, ku ai, bashkë me anëtarë tjerë të PSD-së merrnin pjesë.

Përveç Molliqajt, janë prangosur edhe Frashër Krasniqi dhe Zgjim Hyseni të PSD-së.

Nuk dihen arsyet që pse është arrestuar Krasniqi dhe Hyseni.Arrestimet e tyre kanë ndodhur pasi u ndërpre seanca e Kuvendit të Kosovës.

Të njëjtit ishin prezent në protestën e mbajtur nga përfaqësuesit e veteranëve të luftës së UÇK-së. /Telegrafi/

Exit mobile version