Site icon Telegrafi

Arrestohet burri që ia mori fëmijën bashkëshortes pa dëshirën e saj

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person pasi i njëjti duke e kanosur ia ka marrë fëmijën ish-bashkëshortes së tij.

Rasti ka ndodhur në Prishtinë, më 6 janar 2020, ndërsa arrestimi është bërë të dielën.

“Më 12.01.2020 është arrestuar i dyshuari mashkull k/Shqiptar, pasi që i njëjti duke e kanosur ia ka marrë fëmijën ish bashkëshortes së tij viktimës femër K/Shqiptare pa dëshirën e saj”, thuhet në raport.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/

 

Exit mobile version