Telegrafi

Arrestohet babai i cili plagosi djalin e tij në Ferizaj

Foto: Ilustrim

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka njoftuar se policia ka arrestuar të dyshuarin R.M i cili dyshohet që pas një mosmarrëveshje që ka pasur me djalin e tij ka plagosur atë.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është ndaluar për 48 orë, thuhet në komunikatën e Prokurorisë, transmeton Telegrafi.

I dëmtuari është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) dhe gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetë.

Rreth incidentit, për Telegrafin ka folur edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Agim Gashi.

Sipas tij, viktima është 23 vjeçar .

“Rasti ka ndodh rreth orës 07:20 në mëngjes. Viktima është 23 vjeçar .Informacionet i kemi se prindi e ka plagos djalin e tij me armë në këmbë”, ka thënë ai./Telegrafi/