Mbrëmjen e së hënës është arrestuar asamblisti i Komunës së Prishtinës nga radhët e LVV-së, Arianit Beqiri, njëherit ish-asistenti i kryeministrit Albin Kurti.
Policia e Kosovës deri në momentin e raportimit nuk ka bërë të ditura arsyet e arrestimit të tij, por Qendra e LVV-së në Prishtinë ka dhënë versionin e saj për ngjarjen.
Shefi i asambleistëve të LVV-së në Prishtinë Gëzim Sveçla ka shkruar në Facebook se Arianit Beqiri u arrestua në sheshin e Prishtinës sepse refuzoi të paguaj hyrjen në ku po shfaqen ndeshjet e futbollit.
“Asambleisti i Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Kuvendin Komunal të Prishtinës, Arianit Beqiri u arrestua në sheshin e Prishtinës sepse refuzoj të paguaj hyrjen në hapësirën publike ku po shfaqen ndeshjet e futbollit”.
Ai ka kërkuar reagimin e Inspektoratit Policor ndaj policëve që arrestuan asamblistin e LVV-së.
“Për uzurpimin e hapësirave publike të qytetarëve fajtor është Përparim Rama dhe partia e tij, për dhunën e shfaqur nga polici i cili e godet me shkelm Ariantin, duhet të merret Inspektorati Policor”, ka shkruar Sveçla.
Në pamjet që ka publikuar IndeksOnline shihet se një polic është rrëzuar pasi personi i arrestuar ka rezistuar./Telegrafi