Ambasadori i Malit të Zi në Poloni, njëherit ish-Ministër i Shëndetësisë, Budimir Shegrt, është arrestuar sot, ka bërë të ditur nënkryetari i qeverisë Dritan Abazoviq.
“Është arrestuar ish-Ministri i Shëndetësisë dhe ambasadori i Malit të Zi, Budimir Shegrt. Nuk ka të paprekshëm! Lufta kundër korrupsionit të profilit të lartë mbetet prioritet”, ka shkruar në Tëitter, Abazoviq, transmeton Telegrafi.
Ai ka theksuar se do të dëshmohet që shteti është më i fuqishëm sesa krimi i organizuar.
Gjykatësja Lidija Vukçeviq, i ka caktuar masën e mbajtjes prej 72 orëve Shegërtit, drejtorit të dikurshëm të spitalit privat “Meljine”.
Shegrt në cilësinë e të dyshuarit ngarkohet me veprat si keqpërdorim i pozitës në rastin “Meljine.
Në anën tjetër, gjykatësja Vukçeviq gjatë 25 dhjetorit në një konferencë për media ka bërë të ditur se gjatë hetimeve është konstatuar se nga shitblerja e spitalit në Meljine”, shteti është dëmtuar për të paktën 10 milionë euro. /Telegrafi/
Uhapšen bivši ministar zdravlja i ambasador Crne Gore u Poljskoj Budimir Šegrt.
Nema nedodirljivih! Borba protiv visoke korupcije ostaje prioritet! Dokazaćemo da je država jača od organizovanog kriminala! pic.twitter.com/IrsN2sV0LD
— Dr Dritan Abazovic (@DritanAbazovic) December 29, 2020