Site icon Telegrafi

Policia: Arrestohen dy persona në veri, prishën rendin dhe qetësinë publike

Udhëheqësi i Demokracisë Serbe, Aleksandar Arsenijeviq dhe një person tjetër janë arrestuar sot rreth mesditës për prishje të rendit dhe qetësisë publike në veri të Mitrovicës.

Lajmin për Telegrafin e ka bërë të ditur zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut të Mitrovicës, Veton Elshani.

Elshani tha se të njëjtit janë në stacionin policorë.

“Dy persona janë ndaluar për prishje të rendit dhe qetësisë publike”, ka thënë Elshani.

Ndryshe, në momentin që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka vizituar veriun e Mitrovicës, Arsenijeviq dhe personi tjetër kanë fishkëllyer duke prishur rendin dhe qetësinë publike. /Telegrafi/

 

Exit mobile version