Site icon Telegrafi

Arrestohet 79-vjeçari në Pejë, dyshohet se falsifikoi dokumente dhe përvetësoi 13 hektarë tokë

Foto: Ilustrim

Në Pejë është sot arrestuar një i dyshuar për përfshirje në veprat penale ’legalizimi i përmbajtjes së rreme’ dhe ‘falsifikimi i dokumenteve’

Hetuesit policorë pas hetimeve disa mujore kanë arritur të sigurojnë prova dhe dëshmi se i dyshuari 79-vjeçar, ka kryer veprat penale: ’legalizimi i përmbajtjes së rreme’ dhe ‘falsifikimi i dokumenteve’.

I arrestuari dyshohet se ka falsifikuar një aktgjykim të vitit 1976 dhe me të ka arritur të bëjë bartjen e një prone prej 13 (trembëdhjetë) hektarëve në pronësi të tij.

Prona gjendet në fshatin Qyshk të Pejës dhe ajo pronë deri më 08.09.2021 kanë qenë në pronësi të Institutit të Bujqësisë.

79-vjeçari ishte vendosur në stop-listë nga policia dhe sot në Pikën e Kalimit Kufitar Dheu i Bardh është ndaluar dhe është dërguar në Pejë për intervistimit nga hetuesit policorë.

I dyshuari është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës dhe pas intervistimit me aktvendim nga prokurori i njëjti është dërguar në ndalim deri në 48 orë./Telegrafi/

Exit mobile version