Telegrafi

Arrestohen 6 persona në Lipjan, janë përleshur në mes vete me shufra metalike

Janë arrestuar 6 persona të dyshuar meshkuj pasi të njëjtit janë përleshur me shufra metalike.

Ngjarja ka ndodhur të enjten në Lipjan, derisa problemi kishte nisur për një vend parkim.

Kështu thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

“Si pasojë e rrahjes dy prej të dyshuarve kishin marr lëndime trupore dhe të njëjtit kanë marr tretman mjekësor. Pas intervistimit 6 të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Telegrafi/