Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Prishtinë për veprat “Dëmtim prone, vjedhje në tentativë dhe armëmbajtje pa leje”.
Policia njofton se në koordinim me prokurorin e shtetit dhe Gjyqtarin e Procedurës paraprake, nga hetuesit policor është kryer një kontroll/ bastisje në shtëpinë e të dyshuarit M. C . mashkull, 48 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, të cilit kanë arritur të gjejnë dhe sekuestrojnë:
-Paisje të ndryshme për modifikim/prodhim të çelësave,
-18 çelësa të modifikuar, paisje të ndryshme që dyshohet që janë përdorur për kryerjen e veprës,
-një pistoletë me gaz “Walter”
-dy armë metali shkrepsë,
-dy thika për të cilat edhe është hapur rast si “Posedim i paautorizuar i armës” etj.
Në njoftim thuhet se, personi i dyshuar me vendim të prokurorit të shtetit është ndaluar në mbajtje, përderisa hetuesit po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e procedurale, para se rasti të procedohet më tej. /Telegrafi/