Policia e Kosovës ka arrestuar 47 vjeçarin F.K i cili ishte në kërkim policor në bazë të urdhër arrestit të gjykatës, ndërsa ishte i dënuar për marrje ryshfeti.
I njëjti pas arrestimit nga njësit policore të Stacionit Policor të Prizrenit është dërguar në burg.
“Më datë 11 nëntor 2022, rreth orës 14:00 policia e ka ndaluar dhe arrestuar personi F. K. 47 vjeç.
I arrestuari ka qenë në kërkim policor në bazë të urdhër arrestit të gjykatës, të lëshuar nga Gjykata Themelore në Prizren, për veprën penale ‘Marrja e ryshfetit’. I njëjti pas arrestimit nga njësit policore të Stacionit Policor të Prizrenit është dërguar në burg në Prishtinë, në vuajtje të dënimit me burg efektiv në kohëzgjatje prej 3 vite e 3 muaj burg”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/