Telegrafi

Arrestohet 45-vjeçari në Fushë Kosovë, kapet duke u treguar armën të tjerëve

Foto: Arkiv/Ilustrim

Sot rreth orës 16:30, në Fushë Kosovë, është arrestuar një person, i cili ishte parë në rrugë se po u ekspozonte një armë zjarri dy personave të tjerë me të cilët ishte i shoqëruar.

Në njoftimin e Policisë thuhet se kjo ngjarje është vërejtur nga një hetuese policore, e cila ishte jashtë detyrës zyrtare.

“E njëjta pasi është prezantuar si zyrtare policore, ka kërkuar nga i dyshuari që të nisen drejt stacionit policor. Personi i dyshuar, A.B, mashkull 45 vjeç, ka tentuar që gjatë rrugës të ikë, mirëpo zyrtarja ka reaguar shpejt, është vënë në ndjekje të tij dhe ka arritur që të arrestojë të njëjtin si dhe t’i sekuestrojë armën e zjarrit”, thuhet në njoftim, transmeton Telegrafi.

Ndaj personit të dyshuar është iniciuar rasti për armëmbajtje pa leje.

Pas përfundimit të veprimeve të nevojshme policore rasti do të procedohet në koordinim me prokurorin e shtetit. /Telegrafi/