Telegrafi

Arrestohet 45 vjeçari i dyshuar për vjedhje nëpër autobusët urbanë në Prishtinë

Foto arkive

Njësitet policore të stacionit veriu në Prishtinë, kanë arrestuar një person të dyshuar për disa raste të vjedhjeve.

Rastet kanë ndodhur në periudha të ndryshme kohore, kryesisht në autobusët urbanë të qytetit të Prishtinës, ku dyshohet se personi në fjalë ka kryer (dhjetëra) vjedhje.

Personi i dyshuar i arrestuar është L. D. mashkull, 45 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, i cili, sipas Policisë, pas përfundimit të procedurave nga ana e hetuesve të stacionit policor, është dërguar në qendrën e ndalimit për 48 orë.