Site icon Telegrafi

Arrestohet 40 vjeçari në Han të Elezit nën dyshimin për organizim dhe pjesëmarrje në terrorizëm

Një person me inicialet Z.B i moshës 40 vjeçare është arrestuar sot me urdhëresë të Gjykatës Themelore të Prishtinës në Han të Elezit.

Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se i kërkuari është arrestuar nën dyshimin “Organizimi dhe pjesëmarrja në grupe terroriste”.

“Më datën 18.11.2024 rreth orës 14:00,  policët e stacionit në Han të Elezit kanë ndaluar personin Z. B (M/K), i moshës 40 vjeçar , i cili ishte i kërkuar me urdhëresë të gjykatës Themelore të Prishtinës, për veprën penale ’Organizimi dhe pjesëmarrja në grupe terroriste’ me dënim burgimi në kohëzgjatje prej tre ( 3) vite”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq, në njoftim bëhet e ditur se pas kompletimit të dokumentacionit është dërguar në vuajtje të dënimit.

“Policia Rajonale e  Ferizajt do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatës”, thuhet ndër të tjera në njoftim. /Telegrafi/

 

Exit mobile version