Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një 37 vjeçar në Vushtrri, i cili kërkohej me urdhëresë të gjykatës.
Siç njofton Policia, XH.I kishte urdhëresë aktive të lëshuar nga gjykata për veprën penale “blerje, posedim, shpërndarje paautorizuar e substancave narkotike”.
“Nga njësitet e Stacionit Policor në Vushtrri, është arrestuar një person i cili kërkohej me urdhëresë të gjykatës. Ndaj personit të arrestuar: Xh. I.,37 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, kishte urdhëresë aktive të lëshuar nga gjykata për veprën penale “blerje, posedim, shpërndarje paautorizuar e substancave narkotike”. Pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore, personi i arrestuar është dërguar në vuajtje të dënimit”, ka njoftuar Policia. /Telegrafi/