Telegrafi

Arrestohet 34 vjeçari në Ferizaj, ishte në kërkim për veprën penale “vjedhje”

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një 34 vjeçar në Ferizaj, i cili ishte në kërkim për veprën penale “vjedhje”.

Personi i dyshuar është arrestuar në shtëpinë e tij, transmeton Telegrafi.

“Stacioni policor në Ferizaj nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, sonte rreth orës 19:00 pasi ka pranuar një informacion inteligjent, ka arrestuar në shtëpinë e tij në rrugën “Shefki Zariqi” në Ferizaj, personin e kërkuar me inicialet B.B (M/K) i moshës 34 vjeçar. Ai ishte i kërkuar në bazë të dy urdhëresave të Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale “Vjedhje”. Pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit, me burgim për dy vite”, thuhet në njoftim.

Tutje, në njoftim thuhet se, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk iu kanë përgjigjur thirrjes së gjykatës. /Telegrafi/