Një person është arrestuar sot nga Policia e Kosovës, pasi ishte në kërkim për veprën penale “Arratisje e personit të privuar nga liria”.
I njëjti ishte arratisur nga Qendra Korrektuese në Smrekonicë më 7 mars.
I arrestuari është N.M., 31-vjeçar, njofton policia.
“Në orët e mëngjesit të sotëm, njësitet policore në kuadër të Stacionit Policor Jugu në Mitrovicë, kanë arrestuar personin i cili ishte në kërkim për veprën “Arratisje e personit të privuar nga liria”. Rasti i arratisjes është raportuar nga Qendra Korrektuese në Smrekonicë, më datën 7 mars 2022”, thuhet në njoftimin për media.
Pas procedurave të nevojshme, ai është dërguar tek autoritetet e SHKK-së në Qendrën Korrektuese në Smerekonicë. /Telegrafi/