Site icon Telegrafi

Arrestohet 29 vjeçari nga Suhareka i cili ishte në kërkim – dërgohet në vuajtje të dënimit prej tre vite burgim

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës në Prizren, konkretisht stacioni policor në Suharekë në vazhdën e implementimit të planit operativ për realizim dhe ekzekutimin e urdhëresave gjyqësore, kanë arrestuar një 29 vjeçar i cili ishte në kërkim.

“Më 14.01.2025, në Suharekë është arrestuar i dënuari A.B 29 vjeçar, m/sh/k, ndaj të cilit Gjykata Themelore në Prizren/Dega Suharekë kishte lëshuar Urdhëresat. Ai ishte i kërkuar me urdhëresë gjyqësore nga Gjykata Themelore ne Prizren/Dega Suharekë, për veprën penale “Lëndim i rënd trupor”.

Pas arrestimit dhe përfundimit të procedurave policore, sipas urdhëresës të gjykatës, i njëjti  është dërguar në vuajtje të dënimit në kohë zgjatje prej tre vite burgim”, thuhet në njoftim.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatave. /Telegrafi/

Exit mobile version