Të shtunën në orën 14:00 në pikën kufitare në Glloboçicë është ndaluar dhe më pas nga policët e stacionit në Ferizaj është arrestuar personi i kërkuar me urdhëresë të gjykatës A.V (M/K) i moshës 19 vjeçar.
Sipas një njoftimi për media, i dyshuari ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale ‘’Dhunimi’’ me dënim burgimi prej 1 vit e 6 muaj.
“Pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit. Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatës”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/