Telegrafi

Arrestohen tri femra për prostitucion në Prishtinë

Foto: Ilustrim

Tri femra janë arrestuar (njëra shtetase e Shqipërisë), nën dyshimin se kanë kryer veprat “mundësim ose detyrim në prostitucion, ofrim i lokaleve për prostitucion dhe bashkëkryerje”

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 19:35 në rrugën “Ali Vitia”, në Prishtinë.

Tutje sipas raportit bëhet e ditur se lidhur me rastin është kontrolluar edhe një lokale dhe në cilësi të provave materiale janë sekuestruar: tre telefona celularë dhe një fletë me shënime.

“Janë arrestuar tri të dyshuara femra, njëra shtetase e Kosovës dhe dy shtetase të Shqipërisë, nën dyshimin se kanë kryer veprat e cekura penale. Lidhur me rastin është kontrolluar edhe një lokal dhe në cilësi të provave materiale janë sekuestruar: tre telefona celularë dhe një fletë me shënime”, thuhet në raport.

Ndërkaq, sipas raportit të dyshuarat pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë, rasti vazhdon të hetohet. /Telegrafi/