Telegrafi

Arrestohen për prostitucion tri femra dhe një mashkull në Prishtinë

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar tri femra dhe një mashkull nën dyshimin se të njëjtin kanë mundësuar ose detyruar në prostitucion.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Ahmet Krasniqi” në Prishtinë, të martën në ora 17:40.

Gjatë kontrollit të tyre janë gjetur dhe konfiskuar një sprey, një boks hekuri, një thikë, 100 euro dhe katër telefona.

Me vendim të prokurorit dy nga të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, dy të tjerë janë liruar në procedurë të rregullt. /Telegrafi/