Site icon Telegrafi

Arrestohen tre zyrtarë të Ministrisë së Bujqësisë për keqpërdorim të subvencioneve

Pas hetimeve disa mujore me urdhër të Prokurorisë Themelore të Gjilanit, Policia e Kosovës ka arrestuar katër persona, tre prej tyre zyrtarë të Ministrisë së Bujqësisë.

Arrestimi i B.N., K.M. dhe N.V. është bërë për shkak të dyshimit të arsyeshëm se kanë kryer veprën penale keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar.

Po ashtu, Policia e Kosovës ka arrestuar edhe personin me inicialet, Xh. S., pronar i Kompanisë “Calabrija” në Gjilan, për shkak të dyshimit të arsyeshëm se ka kryer veprën penale mashtrimi me subvencione.

Ndërkaq, shuma e keqpërdorimit është mbi 200 mijë euro. Vlen të ceket se katër të pandehurit gjenden në masën e arrestit shtëpiak. /Telegrafi/

Exit mobile version