Telegrafi

Arrestohen tre shtetas te huaj të kërkuar nga INTERPOL-i

Foto: Ilustrim

Tre persona, njëri prej tyre libian dhe dy sirianë janë arrestuar pasi kishin fletë-arrest nga INTERPOL-i.

Sipas raportit të policisë rasti ka ndodhur të premten rreth orës 11:00 në lagjen “Emeshir”, në Prishtinë.

“Janë arrestuar tre meshkuj njeri prej tyre libian dhe dy sirian pasi që të njëjtit kishin fletë-arrest nga INTERPOL-I”, thuhet në njoftim.

Tutje në raport thuhet se tre të dyshuarit janë identifikuar sipas fotografive dhe të njëjtit me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje. /Telegrafi/