Site icon Telegrafi

Arrestohen tre persona të kërkuar nga Gjykata në Prishtinë

Policia gjatë një operacionu në tri lokacione të ndara në Prishtinë, ka arrestuar tre persona të cilët kërkoheshin me urdhëresa të Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Arrestimet janë kryer nga njësitet e stacionit policor Veriu.

Sipas njoftimit të policisë, personat e arrestuar janë:

I.K., mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës, i dënuar me 15 muaj burg për veprën penale të blerjes, posedimit, shpërndarjes dhe shitjes së substancave narkotike.

B.K., mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës, i dënuar me 125 ditë burg për veprën penale të posedimit të paautorizuar të narkotikëve.

A.B., mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës, i dënuar me 1 vit burg për rastet e rënda të vjedhjeve grabitqare.

Pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore, të arrestuarit janë dërguar për vuajtje të dënimeve të tyre.

Exit mobile version