Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, Stacioni Policor Pejë ka arrestuar tre persona tё dyshuar pёr vepra tё ndryshme penale “Vjedhje”, “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim tё paautorizuar tё armёve” dhe “sulm”, vepra tё kryera nё rajonin e Pejës dhe në qytetin e Gjakovës”.
Pas njё pune intensive tё hetuesve dhe njёsiteve tjera tё Stacionit Policor nё Pejё, ёshё arritur arrestimi i tyre, tё cilёt janë recidivist tё shumё veprave penale dhe dy nga tё dyshuarit kishin urdhër arrest aktiv.
Pas intervistimit nga hetuesit, tё dyshuarit me urdhёr tё Prokurorit tё shtetit janё dёrguar nё mbajtje pёr 48-orё, pёr tё vazhduar me procedura tjera ligjore. /Telegrafi/