Telegrafi

Arrestohen tre persona, shkatërruan të dhëna kompjuterike

Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona, në tri komuna të ndryshme pasi që të njëjtit duke përdorur programe të veçanta kompjuterike, në mënyrë të kundërligjshme kanë futur, shlyer dhe shkatërruar të dhëna të ndryshme kompjuterike.

Të dyshuarit janë arrestuar në Mitrovicë, Pejë dhe Podujevë .

“Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë, pasi që të njëjtit duke përdorur programe të veçanta kompjuterike, në mënyrë të kundërligjshme kanë futur, shlyer dhe shkatërruar të dhëna të ndryshme kompjuterike.

Gjatë kontrollit në shtëpitë e tyre janë gjetur dhe konfiskuar një armë e gjatë, katër shtëpiza të kompjuterit, një lap-top, tre celularë dhe dy USB. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë. /Telegrafi/