Telegrafi

Arrestohen tre persona pasi kundërshtojnë urdhrin e policisë në Skenderaj

Foto: Ilustrim

Tre meshkuj janë arrestuar në Skenderaj për shkak se të njëjtit nuk ju kanë bindur urdhrave të policisë derisa ishin duke udhëtuar me një veturë me targa të huaja.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, asnjëri nga të dyshuarit nuk kishin dokumente të shtetit të origjinës së automjetit, ku gjatë ballafaqimit me të dyshuarit për ta vënë situatën në kontrolle një zyrtar policor ka përdorur sprejin.

Dy zyrtarë policorë dhe njëri prej të dyshuarve kanë marrë tretman mjekësor në Shtëpinë e Shëndetit në Skenderaj.

Të dyshuarit pas intervistimit në konsultim me prokurorin janë liruar në procedurë të rregullt. /Telegrafi/

Foto: Ilustrim