Telegrafi

Arrestohen tre persona në Prizren për falsifikim të dokumenteve dhe keqpërdorim e mashtrim në prokurim publik

FotoL Ar

Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, pasi ka siguruar informata rreth dyshimeve për parregullsi të një tenderi publik, në vlerë prej  një milionë e treqind e nëntëdhjetë e tremijë e njëzetë e tre euro e nëntëdhjetë cent (1.393023.90), ka arrestuar tre persona, dy prej tyre pronarë të firmës të kontaktuar për kryerjen e instalimeve publike, ndërsa personi i tretë pronarë i firmës për furnizim me materiale.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të premten, në Prizren.

Ndërkaq siç thuhet në raport, personat e dyshuar dyshohet se nuk kanë deklaruar fatura për tatim në ATK duke ju shmangur obligimeve tatimore. Pas intervistimit me aktvendim të prokurorit tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

“Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, pasi ka siguruar informata rreth dyshimeve për parregullsi të një tenderi publik, në vlerë prej  një milionë e treqind e nëntëdhjetë e tremijë e njëzetë e tre euro e nëntëdhjetë cent (1.393023.90), ka arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë, dy prej tyre pronarë të firmës të kontaktuar për kryerjen e instalimeve publike, ndërsa personi i tretë pronarë i firmës për furnizim me materiale. Personat e dyshuar dyshohet se nuk kanë deklaruar fatura për tatim në ATK duke ju shmangur obligimeve tatimore. Pas intervistimit me aktvendim të prokurorit tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”. /Telegrafi/