Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona në Prishtinë për organizim të lojërave të fatit.
Rasti ka ndodhur të mërkurën në ora 18:00.
“Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë pasi të njëjtit janë hasur duke luajtur lojëra të fatit”, thuhet në njoftim.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse dhe nga aty janë konfiskuar kompjuter, tiketa të lojës, printer, dhe dy televizor.
Me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. /Telegrafi/