Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar tre persona të dyshuar, të cilët i kanë kapur në flagrancë duke i thyer dhe më pas vjedhur nga veturat.
Tre të dyshuarit janë shtetas maroken, ndërsa rasti ka ndodhur të hënën në ora 01:42.
“Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj shtetas maroken, pasi që të njëjtit janë kapur në flagrance duke i thyer dhe vjedhur nga veturat”, thuhet në raport.
Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. /Telegrafi/