Site icon Telegrafi

Arrestohen tre persona në Pejë, ushtruan dhunë fizike ndaj bashkëshorteve

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar për tri raste të dhunës në familje që kanë ndodhur në Pejë.

Policia bën të ditur se ndaj tre personave të dyshuar që kanë ushtruar dhunë fizike është caktuar koha e mbajtjes në paraburgim për 48 orë, transmeton Telegrafi.

Më poshtë rastet e ndara sipas raportit të Policisë së Kosovës:

19.07.2020-10:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti kishte ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër kosovare. Pas intervistimit me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

18.07.2020-23:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti kishte ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër kosovare. Pas intervistimit me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Pejë 19.07.2020-18:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka ushtruar dhunë ndaj dy viktimave femra kosovare. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48-orë.  /Telegrafi/

Exit mobile version