Telegrafi

Arrestohen tre persona në Gjakovë – sulmuan me armë dhe thika dy persona të tjerë

Foto: Ilustrim

Dy persona janë sulmuar nga tre të dyshuar meshkuj kosovarë në rrugën “Gjon Nikoll Kazazi” në Gjakovë.

Njëri nga të dyshuarit raportohet se ka shtënë me armë ndërsa dy të tjerë kanë përdorë thika.

“Të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes me veturën e tyre. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar tri gëzhoja të armës me gas”, ka njoftuar policia.

Pas veprimeve të menjëhershme policore janë arrestuar tre të dyshuarit, dhe nga njëri i dyshuar është sekuestruar një revole.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. /Telegrafi/