Tre persona (dy meshkuj dhe femër) janë arrestuar nën dyshimin se kanë kryer veprën “Marrje me prostitucion”, në Gjakovë.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës ngjatja ka ndodhur të mërkurën rreth orës 23:00.
Po ashtu bëhet e ditur se të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.
“Me 06.07.2023 janë arrestuar tre të dyshuar, një femër kosovare, dhe dy meshkuj kosovarë nën dyshimin e arsyeshëm se të njëjtit kanë kryer veprën e lartëcekur. Të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport. /Telegrafi/