Telegrafi

Arrestohen tre persona në Ferizaj, policia u gjeti kokainë e marihuanë në veturë

Foto: Arkiv

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje gjatë patrullimit në Ferizaj kanë hasur në një automjet me targa vendore ne te cilin ndodheshin tre meshkuj kosovarë.

Gjatë kontrollit tek të njëjtit si prova materiale janë gjetur dhe konfiskuar: një qese me narkotikë të llojit kokainë në peshë 1.63 gram, disa paketime me narkotikë të llojit Marihuanë në peshë prej 3.71 gram, një pako me letra  mbështjellëse dhe një grinder për bluarje.

Të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit, janë liruar në procedurë të rregullt. /Telegrafi/