Policia e Kosovës raporton se të premtën në Mitrovicë janë arrestuar tre të dyshuar të cilët kishin rrëmbyer një person dhe të njëjtit përmes telefonit vëllait të viktimës i kishin kërkuar 20 mijë euro.
“Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj K/Shqiptar të cilët e kishin rrëmbyer viktimën mashkull K/Shqiptar, por për ta liruar atë përmes telefoni vëllait të viktimës ja kishin kërkuar 20,000 (njëzetë mijë) euro”, thuhet në njoftimin e Policisë.
“Nga njësitë policore është takuar dhe liruar viktima, kurse pas intervistimit dy prej të dyshuarve me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje dhe i treti është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë. /Telegrafi/