Policia e Kosovës ka arrestuar dje tetë persona të dyshuar për fajde në rajonin e Dukagjinit.
Sipas Policisë arrestimet janë bërë në Pejë, Deçan, Junik, dhe në Gjakovë ku janë kontrolluar 14 lokacione.
Policia gjatë këtyre kontrollove ka konfiskuar 15 mijë e 700 euro para të gatshme, dy armë AK-47, një pushkë gjysmë automatike, tri revole, një anti plumb, një shufër, një sprej dhe shumë municion të kalibrit të ndryshëm.
Dyshohet se të dyshuarit i kanë dhënë viktimës, para me fajde dhe nga ai kanë arrit të përfitojnë rreth 400 mijë euro. Me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.