Site icon Telegrafi

Arrestohen shtatë persona në Prishtinë dhe Han të Elezit – ishin në kërkim nga policia

Foto: Ilustrim

Më 19 shkurt 2025, janë realizuar disa arrestime të personave të kërkuar në qytetin e Prishtinës dhe Han të Elezit, në përputhje me urdhëresat e lëshuara nga gjykata.

Të gjithë të arrestuarit janë mashkuj kosovarë, të cilët janë dërguar në vuajtje të dënimit pas arrestimit.

Rastet sipas raportit të policisë:

Hani i Elezit – Më 19.02.2025, në orën 13:00, është arrestuar një person i kërkuar dhe dërguar në vuajtje të dënimit.

Fsh. Hajvali, Prishtinë – Më 19.02.2025, në orën 16:10, është arrestuar një person i kërkuar dhe dërguar në vuajtje të dënimit.

Rr. Bajram Bahtiri, Prishtinë – Po më 19.02.2025, në orën 16:30, një tjetër person i kërkuar është arrestuar dhe dërguar në vuajtje të dënimit.

Rr. Ismet Gucia, Prishtinë – Në orën 19:37 të të njëjtës ditë, është arrestuar dhe dërguar në vuajtje të dënimit një person i kërkuar.

Rr. Fatos Krasniqi, Prishtinë – Në orën 21:15, një tjetër person i kërkuar është arrestuar dhe dërguar në vuajtje të dënimit.

Rr. 1 Tetori, Prishtinë – Po më 19.02.2025, në orën 21:53, një person tjetër i kërkuar është arrestuar dhe dërguar në vuajtje të dënimit.

Rr. Ukshin Hoti, Prishtinë – Në orën 23:25, është arrestuar dhe dërguar në vuajtje të dënimit i i kërkuari mashkull kosovar.

Policia ka njoftuar se të gjithë të arrestuarit janë kapur në përputhje me vendimet e gjykatave përkatëse./Telegrafi/

Exit mobile version