Telegrafi

Arrestohen rreth 100 persona në tërë Evropën

Në një aksion të përbashkët të policive evropiane janë arrestuar më shumë se 100 persona të cilët dyshohen për kontrabandimin e 6 mijë ukrainasve për në Britani të Madhe dhe Irlandë, bën të ditur sot policia spanjolle.

Siç bëhet e ditur në një njoftim në mesin e të arrestuarve janë edhe 56 ukrainasë me dokumente të rrejshme por nuk është precizuar kur kanë ndodhur këto arrestime, transmeton Asociated Press.

Arrestimet janë kryer në disa aeroporte në Spanjë.