Telegrafi

Arrestohen një shtetas kosovar dhe një shtetase shqiptare në Pejë, dyshohen për prostitucion

Një shtetas nga Kosova dhe një shtetase nga Shqipëria janë arrestuar të martën në Pejë si të dyshuar për veprën penale “Marrje me prostitucion”.

Policia njofton se në konsultim me prokurorin, të dyshuarit pas intervistimit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

“Pejë 06.06.2023 – 18:00. Është arrestuari i dyshuari mashkull kosovar dhe e dyshuara femër shtetase e Shqipërisë nën dyshimin se kanë kryer veprën e cekur. Në konsultim me prokurorin të dyshuarit pas intervistimit janë liruar dhe rasti procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin policor. /Telegrafi/