Policia e Kosovës njofton se në Prizren më datë 09.09.2019, në orën 21:30, raportohet se nën dyshimin se kanë kryer kundërvajtje ‘marrje me prostitucion’ janë arrestuar dy të dyshuar një mashkull dhe një femër të dy K/Shqiptarë.
Sipas njoftimit policor të njëjtit pas intervistimit në konsultim me gjyqtarin e Gjykatës Themelore Prizren, Divizioni për Kundërvajtje, janë liruar në procedurë të rregullt./Telegrafi/