Telegrafi

Arrestohen katër persona të kërkuar në Pejë

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë njofton se gjatë 24- orëve, të kaluara, pas një pune operativo-hetimore ka arritur që të arrestoj katër (4) persona të dyshuar, të cilët kërkohen me urdhër arrest nga Gjykatat kompetente.

Sipas njoftimit për media personat e arrestuar janë:

E.A. i lindur me 1992 m/k/sh, i dënuar me 1 vit e 6 muaj burg, për veprën penale “Rrëmbim”, i cili është dërguar në vuajtje të dënimit ne Qendrën korrektuese në Dubravë.

A.J i lindur me 1988 m/k/sh, i dënuar me 1 vit e 2 muaj dhe 40 ditë burg, për veprat penale “Lëndim i rëndë trupor” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armës”.

H.S. i lindur me 1991 m/k/Rom, i dënuar me 1 vit burg, për veprën penale “ Keqpërdorim seksual i personave nën moshën 16- vjet”, i arrestuar në piken Kufitare Kullë.

P.R. i lindur me 1974 m/k/Rom, i dënuar me 1 vit burg, për veprën penale “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”, i arrestuar në piken Kufitare Kullë.

Në njoftim thuhet se Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë gjatë 9- mujorit të këtij viti ka arrestuar gjithsejtë 1226 persona për vepra të ndryshme penale./Telegrafi/