Telegrafi

Arrestohen katër persona në Vushtrri, të dyshuar për trafikim me qenie njerëzore

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme ka arrestuar katër persona në Vushtrri.

Policia e Kosovës njofton se katër personat e arrestuar dyshohen se kanë kryer veprën penale trafikim me qenie njerëzore.

Policia bën të ditur që sipas procedurave është trajtuar viktima femër boshnjake, dhe se me vendim të prokurorit, tre të dyshuar janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/